Belgjikë: Arrestohen dy të dyshuar për përgaditje të një sulmi terrorist

30.07.2016 11:29:28

Zyra e prokurorisë belge ka njoftuar se njësia e policisë anti-terroriste ka arrestuar dy persona të dyshuar për planifikim të sulmeve.

33 vjeçari Noureddine H dhe vëllai i tij Hamza H, do të dalin para gjyqit ku do të vendoset nëse do të zgjasë paraburgimi pas kalimit të 24 orëve.

Arrestimi është bërë pas pas përfundimi të hetimeve lidhur me dyshimet e ngritura mbi dyshen. Ndërsa është njoftuar për realizimin e kontrolleve të shtatë shtëpive e të cilëve janë në rajonin Mons, dhe të një shtëpie tjetër në Liege, ku nuk janë gjetur armë apo lëndë plasëse,shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.

“Bazuar në të gjeturat e hetimev fillestare, duket që dyshja të kenë pasur plane për të realizuar sulme diku në Blegjikë”, është thënë nga prokuria.