Belgjikë, vdes fëmija nga eutanazia, rasti i parë në botë

17.09.2016 16:11:21

Për herë të parë eutanazia ose e njohur ndryshe si e drejta për të vdekur aplikohet tek një fëmijë. Nuk dihet mosha, emri apo sëmundja e fëmijës e vetmja gjë publike është fakti se ai ka lindur në Fiandre, në Belgjikë.

Në fakt Belgjika është i vetmi vend i cili në vitin 2014 ka aprovuar një ligj çka u lejon prindërve për të zgjedhur vdekjen e asistuar në rastet kur fëmija e tyre nuk ka më shpëtim. Sigurisht një vendim i tillë merret edhe me kërkesën e autorizimin e mjekut përgjegjës.

Në fakt edhe ligji parashikon se edhe fëmija duhet të shpreh konsensusin e tij.

Lajmi i aplikimit të eutanazisë te një fëmijë u publikua nga media lokale e cila shkruan: “Në heshtje të plot për herë të parë në vendin tonë një fëmijë vdes nga eutanazia’’.

Si term Eutanazia njihet që në  lashtësi dhe në thelb nënkupton  një vdekje të lehtë dhe pa dhimbje për të sëmurët të cilët nuk kanë shpresë për t’u shëruar apo janë në gjendje terminale.

Eutanazia është një procedure që në të shumtën e rasteve përballet me shumë konfrontime si nga përfaqësuesit religjoz ashtu edhe nga fanatikët e etikës mjekesore.Eutanazia mund të kryhet me vullnetin e lirë të pacientit dhe me nënshkrimin e tij ose ne rastet kur pacienti është i pavetëdijshëm kjo procedure kryhet me kërkesën dhe aprovimin e familjarëve .

Në shtete të ndryshme ekzistojnë ligje të ndryshme përsa i përket aplikimit të Eutanazisë .Kudo ku aplikohet Eutanazia  ka patur  debat të thelluar mes mjekëve dhe përfaqësueseve ligjor të atij shteti për të arritur në një definicion të qartë ligjor për kushtet dhe specifikat e përdorimit të kësaj procedure.