Ben Blushi publikon Video se sa shqiptarë vdesin për shkak të mbetjeve

02.10.2016 23:20:07

Deputeti Ben Blushi që tashmë është larguar nga Partia Socialiste, ka dalë hapur kundër Kryeministrit Edi Rama dhe mbështet shoqërinë civile në protestat kundër ligjit të mbetjeve

Blushi ka publikuar në Facebook një video të “Forumit Botëror Ekonomik” që tregon shkallën e vdekshmërisë për shkak të ndotjes nga mbetjet në 10 vende të botës.

Mes tyre është edhe Shqipëria, që renditet në vendin e 5-të me 171.4 vdekje për një popullsi prej 100 mijë banorësh.

“Shikoni sa shqiptare humbim per shkak te mbetjeve”, shkruan në Facebook deputeti Ben Blushi.