Beqiri: Jemi të shqetësuar për ndalimin e Haradinajt në Francë

10.01.2017 11:39:22

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se janë të shqetësuar me ndalimin e Haradinajt në Francë.

Ai ndalimin e Haradinajt në Francë e quajti politik.

“Besojmë që Haradinaj kthehet shpejt në Kosovë. Ai tashmë dy herë ka dëshmuar pafajësinë e tij”, tha ndër të tjera Beqiri.