Pajaziti: Nuk duhet lejuar Serbinë të abuzoj me neve përmes Interpolit

10.01.2017 11:38:06
Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se Kosova nuk duhet lejuar më që Serbia t’i abuzoj ata që kanë luftuar përmes Interpolit.
 Paraziti ka thënë se shteti i Francës duhet të veproj sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që Haradinaj të jetë sa më shpejtë në vend, transmeton lajmi.net.

Sot jemi në këtë seancë për të ndarë shqetësimin për ndalimin e padrejtë të Haradinajt në Francë, ne e kemi pranuar kërkesën e AAK-së që këtë shqetësim ta ndajmë në Parlamentin e Kosovës para qytetarëve. Duhet të flasim për një rast të përsëritur, me persona  të ndryshëm që kanë qenë në luftë e që janë në listat e Serbisë. Këtë shqetësim dua që sot ta kanalizojmë sa më drejtë që është e mundur. Është mirë që ky adresim i këtij shqetësimi të drejtohet sa më shpejt në vendin e duhur dhe Haradinaj të lirohet. Të mos lejohet që Serbia të abuzoj përmes Interpolit”, ka thënë Pajaziti.