Lekaj: Arrestimi i Haradinajt është i papranueshëm dhe sulm ndaj shtetit

10.01.2017 11:36:29
????????????????????????????????????

Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme po diskuton për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë në bazë të një fletë-arresti të Serbisë të vitit 2004.

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se ndalimi i Ramush Haradinajt është i papranueshëm dhe sulm ndaj shtetit të Kosovës.

Ai tha se mbajtja në paraburgim i Haradinajt është për t’i dhënë kohë Serbisë që të plotësojë dosjen.

Lekaj në emër të 43 deputetëve paraqiti kërkesën e parashtruar për seancën e jashtëzakonshme që po mbahet me rastin e arrestimit të ish-liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga policia franceze.

“Është i papranueshëm ekstradimi i Haradinajt në Serbi, ngase është dëshmuar dy herë edhe në Hagë. Vendimi për të mbajtur në paraburgim është i papranueshëm… Në fund do të dalim me rekomandime”, tha Lekaj.