Vozitje skandaloze e autobusit në Prishtinë

02.07.2018 21:05:01
Një shofer autobusi është kapur duke vozitur në mënyrë skandaloze në kryeqytetin kosovar.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Prishtinës, nën udhëkryqin te Mensa e Studentëve.

Në një videoxhirim shihet se si shoferi i autobusit, për arsye që nuk dihen, nuk ka shkuar në udhëkryqin te katedralja për t’u kthyer më pas në rrugën që do të ndiqte, por ka kaluar me autobus ishullin e gjelbër për të dalë afër stacionit që gjendet aty përballë.