Berat, tentoi të korruptonte policin me 1 mijë lekë, arrestohet 26-vjeçari

17.01.2017 13:56:20

Goditet një rast i mitdhënies, arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative. Në pranga ka rënë shtetasi Arsilo Qori 26 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas u arrestua pasi sot në aksin rrugor Lumas-Lapardha, është ndaluar nga patrulla e policisë rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip motor pa targa dhe pa dokumentacionin e nevojshëm.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar të korruptoj punonjësin e policisë duke i ofruar një kartëmonedhë 1000 lekëshe, për të mos u ndëshkuar me masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.