Berisha: Agim Ramadani me luftën e tij hoqi gurët e ndarjes

11.04.2019 18:03:23
Ministri i Mbrojtës, Rrustem Berisha, ka përkujtuar në 20-vjetorin e rënies heroin e madh të luftës çlirimtare, Agim Ramadanin.
Berisha quajti Ramadanin strateg të luftës dhe njeri që hartoi planin e betejës për të hequr me luftë gurët e ndarjes.

“Rënia e Agimit në altarin e lirisë ishte një humbje e madhe për ne bashkëluftëtarët e Brigadës 138 të UÇK-së por edhe për mbarë luftën clirimtare”.

I pari i Mbrojtjes në Kosovë rënien e Agimit e cilësoi si humbje të madhe për luftën e mbarë çlirimtare.

“Agimi do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një intelektual e artist i madh, si një luftëtar e strateg, si një shok e bashkëluftëtar i pakrahasueshëm”.

I përjetshëm kujtimi për Heroin Agim Ramadani, përfundoi shkrimin e tij në rrjetin social Rrustem Berisha, përcjellë Klan Kosova.