Berisha: Nderim gjeniut të politikës shqiptare

21.01.2017 15:36:58

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 11 vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha ka shkruar se e nderon përjetë gjeniun e politikës shqiptare.

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta! Në nderim perjete gjeniut te politikes shqiptare, arkitektit te Kosoves se Pavarur, mikut tim, presidentit Ibrahim Rugova!”, ka shkruar Berisha në Facebook.