Thaçi, homazhe te varri i Ibrahim Rrugovës: Prijës i lirisë

21.01.2017 15:28:46

Hashim Thaçi ka bërë homazhe sot te varri i Ibrahim Rugovës për të nderuar me rastin e 11 vjetorit të vdekjes së tij. Thaçi ka thënë se ish-Presidenti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Shtetin e Kosovës. Thaçi ka qenë i pranishëm bashkë me ish-Komandantin e Përgjithshëm të UÇK’së, Bislim Zyrapin, aktualisht Këshilltar i Presidentit.

“U bënë 11 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, prijësit të lëvizjes politike që shënoi vitet e nëntëdhjeta. Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik. Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.