Berisha: Nesër të festohet fitorja shqiptare në Tuz

02.03.2019 19:25:21

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, iu është drejtuar qytetarëve të Tuzit, të cilët nesër duhet të vendosin për kryetarin e kësaj komune.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është i sigurt që do ta shfrytëzojnë këtë rast, duke e mbështetur koalicionin e madh shqiptar.

Berisha ka thënë se pjesëmarrja e nesërme në këto zgjedhje edhe e bashkatdhetarëve tonë, do ta forcojë fitoren shqiptare atje.

Postimi i plotë

Të dashur bashkëkombës në Mal të Zi,

Edhe pak orë na ndajnë nga momenti juaj i shumëpritur edhe nga ne në Kosovë, për vite e dekada me rradhë.

Nesër më 3 Mars ju do ti drejtoheni kutive të votimit, andaj, jeni ju, po ata që falë mençurisë, urtësisë dhe atdhedashurisë në momente vendimtare u bashkuat çdoherë. Rezultat i bashkimit tuaj, tani Tuzin shqiptarë e kemi komunë më vete.

Mirëpo Tuzit nesër i duhet një kryetar! Jam i sigurt se ju malësorë, do ta shfrytëzoni këtë rast, duke e mbështetur koalicionin e madh atje.

Pjesëmarrja e nesërme në këto zgjedhje edhe e bashkatdhetarëve tonë, do ta forcojë fitoren shqiptare atje.

Jam i sigurt dhe në pritje të rezultateve pozitive në mbrëmjen e të dielës.

Me këtë rast, më lejoni të përcjellë urimet dhe mesazhet më të mira për ju, nga unë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i saj, kryeministri Ramush Haradinaj!

Me përgëzime;

Ali Berishsha – N/Kryetar i AAK-së