Ftesa e Speciales për Kuqin, e njëjtë me atë të Mahir Hasanit e cila u pezullua

02.03.2019 21:50:21

E gjithë përmbajtja e ftesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar dërguar Blerim Kuqit, është e ngjashme me atë që i ishte bërë Mahir Hasanit, rreth dy muaj më parë.

Kjo shkresë që është edhe urdhër për ish-pjesëtarin e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, po del të jetë e natyrës së njëjtë më të parën që ishte pezulluar nga Dhomat e Specializuara pasi u konsiderua si problematik, e më pas u tërhoq nga Zyra e Jack Smith.

Kjo, pasi me të, të dyshuarit obligohen që të ofrojnë fakte që dëshmojnë fajësinë e tyre.

Si edhe dëshmi për luftën e UÇK-së.

E nuk dihet nëse një kërkesë e tillë do të refuzohet përsëri.