Berisha publikon pretendimin e kosovarit për plaçkitje nga policia shqiptare (Foto

16.10.2016 15:36:33

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka vazhduar me denoncimet e qytetarëve për mashtrime. Kësaj radhe, në adresë të tij ka mbërritur një denoncim nga një kosovar

Një shtetas i Kosovës i ka dërguar një mesazh Sali Berishës, për ta publikuar në profilin e tij në facebook. Sipas tij, gjatë rrugës për në Tiranë, policia shqiptare e ka gjobitur me 61 euro për tejkalim shpejtësie, gjë të cilën sipas tij, polici nuk e ka dëshmuar me radar, transmeton lajmi.net

Kosovari pretendon se është plaçkitur nga policia.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Qytetari dixhital nga Kosova denoncon:

Gjoben, plaçkitjen nga çunat e krimit te Saje qorrit!

I bej thirrje prokurorise te vendose para ligjit banditet me unforme qe plaçkisin me gjoba qytetaret! sb

“Pershendetje Z.Berisha siç po e shihni edhe ne foto sot gjate rrugetimit tonë per ne Tiranë, policia rrugore e Shqiperis na ndalë siç ndalë pothuajse qdo Kosovar qe mësyn Shqiperin dhe dënon-gjobit ( plaqkit ) 61Euro Cash per arsye tej-kalim shpejtësie gjë të cilen nuk arrin as vetë polici te ta deshmoj. Maltretimi nuk mbaron ketu, ata te ndalin patenten me mundsi ri-marrje vetem pas 3dite dhe nese unë si qytetar i Kosoves dua te vazhdoje rrugetimin time drejt Maqedonis ose Malit te Zi nuk mund pa patent shoferin te cilin me ka konfiskuar policia Shqiperis edhe pse e kame paguar Gjoben-Plaqkitjen.

Kjo eshte Mikëpritja vellazerore e Shtetit Shqiptar per ne Kosovaret qe duam ta kalojm nje dite ne Shqiperi.

Kjo nuk eshte asgje tjeter perveqëse TURP TURP TURP”

policia