Berisha: Rritja 10% e pagave, mashtrim elektoral

17.10.2016 17:38:51
Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e cilëson mashtrim elektoral rritjen me 10% të pagave për buxhetorët. Argumentin e tij ish – kreu i qeverisë e mbështet në faktin se në tre vjet pagat pësuan ulje, për shkak të rritjes së inflacionit në 12%.

Berisha ka thënë se në tre vjet qeverisje, Rama jo vetëm i ngriu, por hoqi edhe shpërblimin në fund të vitit prej një page.

Berisha ka sqaruar se me rritjen prej 10% të pagave, në një kohë që çmimet vijojnë rritjen e pandalshme, i bëjnë pagat e punonjësve të administratës që të mbeten përsëri 2% më të ulëta se sa pagat e vitit 2013. Përjashtim nga rritja, thotë Berisha, bëjnë pagat e ministrave, që janë rritur me 60%.

Sipas ish-Kryeministrit, qeveria e djathtë i rritit pagat e mësueve me 120 – 130%, të infermierëve dhe mjekëve me 50 dhe 160%, ndërsa inflacioni vjetor neutralizohej tërësisht vetëm me shpërblimin e fund viti, shkruan Tv Klan.

Ndërkaq edhe Partia Demokratike, i cilësoi shfaqje të radhës deklaratat e Kryeministrit Rama për rilindjen e arsimit.

Sipas selisë blu, në këto tre vite qeverisje arsimi ishte plaçkë që Kryeministri e ndau me aleatët tij për të kapur sa më shumë vende pune.