Lista Serbe: Vuk Jeremiq bëri më shumë për Kosovën, sesa Pacolli

31.10.2017 20:46:35

Lista Serbe ka akuzuar ish ministrin serb të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, se nuk ka bërë asgjë për mbrojtur të drejtat e serbëve në Kosovë.

 

Aociacioni i Komunave Serbe nuk është formuar, pasi që “sponsorët e Vuk Jeremiqit dhe partia e tij” sot bëjnë gjithçka për t’i privuar serbët në Kosovë nga ajo që i përkasin, sipas çdo të drejte dhe asaj që është nënshkruar në Bruksel, ka bërë të ditur Lista Serbe, përmes një kumtese.

“Për dallim nga presidenti Vuçiq, i cili para bashkësisë ndërkombëtare pati forcë ta thotë atë, se çfarë duan serbët në Kosovë, Vuk Jeremiq në karrierën e tij diplomatike bëri më shumë për pavarësinë e ‘vetëshpallur’ të Kosovës, sesa Behgjet Pacolli”, thuhet në kumtesën e Listës Serbe.