Mustafa për Raportin e të Bërit Biznes: Puna dhe rezultatet tona po dalin në pah

31.10.2017 19:20:55

Ish kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se vlerësimet dhe rezultatet e punës së tij po vazhdojnë të dalin në pah.

Këto komente të tij kanë ardhur pas publikimit të Raportit të të Bërit Biznes për vitin 2017.

“Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja ka punuar në kushtet më të vështira. Përkundër kësaj, vlerësimet dhe rezultatet shumë pozitive, reformuese e zhvillimore të punës sonë po dalin në pah”.

“Jemi renditur si top reformator në Evropë dhe si reformatori i 4 në botë. Vendi i 40 me kushtet më të mira të të bërit biznes në botë, me shumë prej vendeve të rajonit mbrapa Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.