Berisha takon Zaev, merr lajmin për ndërtimin e hekurudhës mes dy vendeve

28.06.2018 23:14:40

Një takim miqësor është realizuar mes ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministrit të Maqedonisë (së Veriut) Zoran Zaev në forumin e Crans Montana.

Dy politikanët kanë diskutuar për çështje të rëndësihme për dy vendet tona dhe Berisha njofton se Zaev e ka njoftuar për ndërtimin e një linje hekurudhore që lidh Shqipërinë me Maqedoninë.

“Në Forumin e Crans Montana ne një takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev duke diskutuar për zhvillimet ne dy vendet tona.  Shfrytëzova rastin te uroj kryeministrin për vendimet e tij te rëndësishme për vendin e tij dhe rajonin.  Pata kënaqësi për njoftimin që kryeministri më dha për tenderin që qeveria e tij ka hapur për ndërtimin e segmentit të hekurudhës që lidh dy rrjetet tona hekurudhore. Takimi ishte i hapur!”, shkruan Berisha në Facebook.