Të premten, më 29 qershor 2018, në kuadër të vizitës në Kosovë, Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në përbërje: Paolo Alli, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Andrius Avizius, drejtor i Komisionit për Dimensionin Civil dhe Siguri, do të zhvillojë takime në Kuvendin e Kosovës.
Agjenda:
09:30-10:30 Takim me Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Nënkryetarët: Xhavit Haliti, Aida Dërguti, Kujtim Shala, Slavko Simiq, Mufera Srbica – Shinik.
Pas takimit do të ketë konferencë për media
18:30-19:30 -Takim me delegacionin e Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Xhavit Haliti, Aida Dërguti, Slobodan Petroviq, Ismet Beqiri, Mufera Sinik, Gani Dreshaj.