Bërnabiq: Është e rëndësishme që KFOR të mbetet në Kosovë

26.07.2018 18:49:59

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se ruajtja e stabilitetit në Kosovë është prioritet kyç dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme se misioni i KFOR-it të mbetet në Kosovë, bën të ditur qeveria serbe.

Bërnabiq në bisedë me senatorin amerikan Ron Johnson, e ka falënderuar atë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në procesin e integrimit evropian të Serbisë.

Johnson tha se Serbia dhe Ballkani Perëndimor janë të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë proceset e reformave në rajon. (REL)