Bernie Ecclestone largohet nga Formula 1

24.01.2017 16:01:36

Epoka e Bernie Ecclestone përfundon. Nuk do të jetë më ai shefi. 86- vjecari, administrator i deleguar i Formula1, lë këtë detyrë pas 40 vjet dominimi të pashoq, duke i hapur rrugën projektit të Liberty Media, konsurciumit amerikan që është gati të blejë Formula 1 për dicka më pak se 7.5 miliardë euro.

Shtatorin e kaluar Ecclestone tregoi se pronarët e rinj i kishin kërkuar të qëndronte edhe për 3 vjet, por duket se amerikanët kanë ndryshuar mendie, duke vendosur që t’ja besojnë menaxhimin e Formula 1, Chase Crey, ish drejtuesit të 21 Centory Foc, dhe Sean Bratches, i cili në të kaluarën ka punuar për ESPN. Ishte vetë Bernie Ecclestone që rrefeu gjithçka në një intervistë.

“Jam pushuar, tani nuk më mbetet vecse të largohem. E konsideroj një njoftim zyrtar. Nuk e drejtoj më unë kompaninë, pozicioni im është marë nga Chse Carey”.

Për Ecclestone mbetet në fuqi propozimi për vendin e Presidentit të Nderit, të cilën duket se nuk ka ndër mend ta pranojë. Në të ardhmen e Formula1 do të ketë vend edhe për ish drejtorin teknik të Ferrarit dhe ish bosin e Mercedes, Ross Brawn. Burime pranë Ecclestone bënë të ditur që 86-vjecari do të largohet krejtësisht nga detyra brenda një muaji.