Senati amerikan vazhdoi të plotësojë ekipin e sigurisë kombëtare të presidentit Trump duke konfirmuar drejtorin e CIA-s, kongresmenin republikan Mike Pompeo, dhe duke avancuar kandidatin e tij për postin e Sekretarit të Shtetit, drejtuesin ekzekutiv të naftës, Rex Tillerson.
Me konfirmimin nga një votë 66-32, Pompeo i bashkohet Sekretarit të Mbrojtjes, John Mattis dhe Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, John Kelly në administratën e re Trump. Nënpresidenti Mike Pence administroi betimin e zotit Pompeo pas votimit të konfirmimit në Senat.