Besart Dreshaj: Istog, Urime Dita e Çlirimit

20.06.2018 16:11:31

Si shumë vende të tjera të kosovës edhe Istogu sot festoi Ditën e çlirimit. Në këtë përvjetor çlirimi si çdo vit tjetër u kujtua me nderim dhe përulje sakruifica e bijëve dhe bijave më të mirë të kombit që nuk kursyn asgje, bile as edhe jetën e tyre për lirinë që gëzojmë sot.

Postimi i plotë i Besart Dreshajt në facebook është:

Të dashur qytetarë të Istogut,

Istogu jonë sot feston ditën më të rëndësishme në historinë e saj të lavdishme, Ditën e Çlirimit.
Është dita e kurorëzimit të aspiratave shekullore për liri.
Në këtë përvjetor çlirimi, si në çdo vit tjetër, kujtojmë me nderime, deri në përulje sakrificën e bijave dhe bijve më të mirë të kombit të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre në rrugën drejt lirisë.

Miq,
Urime Dita e Çlirimit, gëzofshi gjithmonë të lumtur dhe të lirë! Zoti ju bekoftë!