Avdullah Hoti: Deklaratë për media pas përfundimit të Tryezës me partitë politike të ftuara nga PSD

20.06.2018 15:38:52

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas përfundimit  të tryezës me partitë politike të ftuara nga PSD,në facebook ka lëshuar një Deklaratë për media. Në këtë deklaratë thuhet që vendi është në krizë të thëlluar, qeveria nuk mund të adresojë në asnjë çështje madhore, vetem aty-këtu merr ndonjë vendim rutinor dhe të parëndesishëm që mund të marrë edhe një Qeveri teknike.

Në këtë deklaratë LDK kërkon caktimin eëdatës së zgjedhjeve të parakohshme dhe përgatitjet e nevojshme për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice.

Postimi i plotë i Deklaratës së LDK-së në facebook është:

Humbja e shumicës nga koalicionit qeverisës që ndodhi para tre muajsh e ka futur vendin në krizë. Ky vlerësim i para tre muajve është edhe më aktual tani, pasi kriza është thelluar. Qeveria nuk mund të adresojë asnjë çështje madhore, përveç vendimeve rutinore të cilat mund t’i marr edhe një qeveri teknike në detyrë. Kuvendi është jo funksional.

Tryeza e partive politike është iniciuar nga LDK-ja me një temë të vetme që është si të dilet nga kjo krizë institucionale. Në një situatë të tillë ne nuk mund të bisedojmë për tema të tjera. Temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen nga një koalicion i pakicës. Prandaj, për të dalë nga kjo situatë, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.

Është në interesin e qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me:
(i) Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave të rëndësisë nacionale, pavarësisht kush qeveris sot e kush nesër, si dhe
(ii) Caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme dhe përgatitjet e nevojshme për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice.

Në frymën e kësaj, LDK-ja është e gatshme të bisedojë dhe të arrijë koncenzus. Ndryshe këto tryeza nuk kanë kuptim. Ne do të përdorim rrugët kushtetuese për të mos lejuar dëmtimin e vendin nga ky koalicion qeverisës i pakicës.