Donika Kadaj-Bujupi përjashtohet nga seanca për shkak të pyetjeve për komandant Lekën

01.12.2017 16:55:51

Gjyqtari Beqir Kalludra ka urdhëruar që deputetja Donika Kadaj-Bujupi të largohet nga seanca për shkak të pyetjeve ndaj dëshmitarit Nuredin Ibishi.

Ajo i tha dëshmitarit Ibishi se ka marrë dekoratë në kohën kur ka qenë polic i njësisë sepciale kur janë torturuar shqiptarët.

Nuredin Ibishi deri në vitin 1990 ka qenë polic i MPB të ish-Jugosllavisë.

Ai mandatin e kaluar ka qenë deputet nga radhët e LDK-së ndërsa gjatë kohës së luftës ka qenë komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit.

Katër deputetët e VV-së Donika Kadaj-Bujupi, Albin Kurti, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës.