Trotuaret të mbuluar nga akulli, ja si e pësoi një qytetar

07.01.2017 18:27:31
Trotuaret me akull si pasojë e borës së madhe që ka rënë këto ditë po paraqesin rrezik për kalimtarët.

Në Pejë, saktësisht në qendër të qytetit tek tuneli, një kalimtar e pësoi keq nga trotuari i akullt.

Në videon e mëposhtme, shihet kalimtari kur rrëshqet dhe bie me kokë prapa në trotuarin e akullt.

Për fat të mirë siç shihet në video, kalimtari nuk e pësoi rëndë. Një veturë që po kalonte në atë moment pranë kalimtarit u ndal më pas për ta ndihmuar atë.

Shikojeni videon: