Bëhen të kalueshme rrugët Mitrovicë-Bajgorë dhe Ferizaj-Hani i Elezit

07.01.2017 18:28:33
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë, poashtu edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogëla.

“Ju njoftojmë se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë e cila rrugë tashmë është e kalueshme.

Pas punës së pa ndërprerë të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve në qarkullim të plotë është lëshuar edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogëla.

Lexo po ashtu:  Si u masakrua me thikë dhe u dogj teknologu i Ballshit

Ndërsa, për automjetet e rënda rruga  ende është e pakalueshme.

Lidhur me lirimin edhe për automjetet e rënda do t’ju njoftojmë me kohë.

Njëherit kërkojmë nga qytetarët që gjatë udhëtimeve të tyre të jenë të pajisur me paisjet e duhura dimërore si dhe t’u përshtaten kushteve të gjendjes së rrugëve por edhe kushteve aktuale atmosferike’- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.