Kryeministri Rama tek Ura e Milolit, bën apel për evakuim të banorëve

01.12.2017 17:06:21

Kryeministri Edi Rama ndodhet në urën e Mifolit për të monitoruar situatën nga përmbytjet e shkaktuar përgjtaë këtyre 24 orëve. Shefi i qeverisë përsëriti apelin që të gjithë qytetarët në zonat e paralajmëruar si të prekshme nga prurjet e lumit Vjosë të jenë të vëmendshëm dhe tu përgjigjën kërkesave për tu evakuuar dhe për tu spostuar.

“Të shpëtojmë jetët e njerëzve, sa të mundemi bagëtitë dhe më pas kur vjen dielli vjen pjesa tjetër e bilanceve. Pritet një fryrje e mëtejshme e Vjosës. Përsëris apelin që të gjithë qytetarët në zonat e paralajmëruara si zona të prekshme në vijim, pasi parashihet një fryrje e mëtejshme dhe sipas të gjitha gjasave, masive e lumit të Vjosës nga prurjet që vijnë përtej kufirit dhe që sjellin prekjen e shumë zonave në këtë pellg, në mënyrë që të jenë vazhdimisht të vëmendshëm dhe t’i përgjigjen siç duhet kërkesës së strukturave për tu evakuuar.

Ministria e Bujqësisë, e Infrastrukturës dhe Shëndetësisë janë po ashtu të angazhuara të shpëtojmë jetën e njerëzve, të shpëtojmë sa të mundemi bagëtitë dhe pastaj kur del dielli vjen pjesa tjetër e bilanceve dhe përpjekjeve për riparim”, tha Rama.