Besart Dreshaj lavdëron Kuvendin e FR të LDK-së, falenderon mbështetësit dhe uron kryetarin e ri, Fidan Rekaliun

25.12.2016 20:28:19

Të nderuar delegatë të Kuvendit të Forumit Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të nderuar anëtarë, përkrahës, simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Sot përmbyllëm procesin e zgjedhjeve në Forumin e Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ishte kënaqësi të shohim një proces ku të rinjtë veprojnë më një kulturë të lartë civile dhe demokratike. Në fakt, kjo është kultura qytetare dhe civile e cila gjallëron në Lidhje Demokratike të Kosovës.

Edhe sot, dëshmuam që gara në Lidhje Demokratike të Kosovës është epiqendra e valëve demokratike, të cilat fillojnë me ne, e shpërndahen gjithandej në Republikën e Kosovës. Kjo është Lidhja Demokratike e Kosovës, e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova!

Sot me përzgjedhjen e z. Fidan Rekali-ut, për Kryetar të Forumit të Rinisë, të rinjtë u përcaktuan për ruajtën e vazhdimësisë, për fuqizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për fuqizimin e të ardhmes së rinisë.

Si kundër-kandidat i z. Rekaliut, dëshirojë t’i urojë suksese të mëdha në udhëheqjen e Forumit të Rinisë, dhe njëkohësisht i premtoj angazhimin tim të plotë dhe të pakusht, në misionin tonë të përbashkët të fuqizimit të rinisë.

Përkrahësit e mi i falënderojë shumë, dhe dua t’ju them se Fidani është njeri i shkëlqyer dhe bashkëpunëtor i madh, prandaj për mua ishte nder që të garojmë bashkë.

Ne do të vazhdojmë së bashku, dhe tani gara jonë fillon me partitë tjera, dhe e di që Forumin e Rinisë, dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, askush nuk mund t’i ndalë,

Vazhdojmë,
Zoti ju Bekoftë,
Besarti!