Besim Beqaj, Ministër i Shëndetësisë

08.09.2017 21:49:06

Kryesia e PDK-së është mbledhur sërish sonte për caktuar ministrat në Qeverinë Haradinaj. Megjithatë, kjo parti, merr vesh lajmi.net ka vendosur që nesër t’i bëjë publik emrat.

Partisë së Kadri Veselit do t’i takojnë 6 ministri.

Lajmi.net ka arritur ta konfirmoj vetëm një emër sonte, bëhet fjalë për Besim Beqaj i cili “befasisht” do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë.

Beqaj është përfolur ditëve të fundit si emri kryesor që do të udhëheqë me Ministrinë e Financave, mirëpo ndryshe ka ndodhur sonte.

Ndërkohë, seanca për votimin e Qeverisë Haradinaj do të mbahet nesër me fillin nga ora 16:00.