“T’i nxjerrim në shesh dhe t’i pështyjmë ata që mashtrojnë për ikjen e kosovarëve”, tha Kelmendi

08.09.2017 21:51:13

Tashmë e vërteta ka dalë në shesh. Nuk ka ikje të kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ditëve të fundit, u raportua më të madhe dhe shpesh në mënyrë propaganduese se Stacioni i Autobusëve sërish është bërë qendër e nisjes së kosovarëve drejt Beogradit e më pas në drejtim të Hungarisë.

Mirëpo, sot u vërtetuar e kundërta, pasi sipas policisë dhe zyrtarëve të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka qenë grupe të caktuara kriminale që kanë ndjellë ikje, duke prerë bileta për Beograd, por që më pas kanë zbritur në Podujevë, raporton lajmi.net.

“Nëse del e vërtete se ka individë ose grupe te organizuara qe inskenojnë, nxisin ose fasilitojne qytetaret t’ia mesyejne ilegalisht Hungarisë, për çfarëdo përfitimi do te duhej te ndëshkoheshin me dënimet me te mëdha te mundshme”, thotë publicisti dhe gazetari, Adriatik Kelmendi.

Adriatik Kelmendi

Sipas tij, këto dënime paraprakisht do të përcilleshin me nxjerrjen e këtyre personave në shesh.

“Por jo pa i nxjerre paraprakisht ne mes te sheshit qe te pështyhen nga qytetaret! S’ka poshtërsi me te madhe se përfitimi me mjerimin e tjetrit”, shkruan Kelmendi.