Frashër Krasniqi rrihet me Milaim Zekën në emision

29.09.2017 18:29:22

Ka eskaluar në dhunë debati ndërmjet Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës në Klan Kosova.

Ishte Krasniqi nga Vetëvendosje i cili i tha Milaim Zekës se “kam ardhur në debat për t’i thënë disa gjëra”, duke e akuzuar Zekën se është i përlyer dhe deputet që ofendon.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Milaim Zekës i cili e akuzoi Krasniqin se është kriminel dhe se e ka sulmuar Kuvendin me zollë, transmeton lajmi.net

Debati shkoi deri në atë moment sa Zeka dhe Krasniqi gjuajtën njëri-tjetrin me shishe, dhe pastaj vazhduan edhe me goditje ku Krasniqi e sulmoi i pari Zekën me grusht.

Ndiqeni videon gjithë videon e përplasjes të xhiruar nga lajmi.net: