Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj shprehu mirënjohjen për besimtarët muslimane kur tha se muaji i agjërimit ka qënë një muaj solidariteti për shumë njerëz në nëvoje dhe shprehu dëshirën që kjo frymë të vazhdojë përgajtë gjithë vitit pasi është ajo çka i nevojitet kryeqytetit. Ne largohemi nga ajo situatë ku besimtarët faleshin në rrugë, tha Veliaj , dhe tani bashkia ka marrë të gjitha masat e nevojshme që çdo gjë të shkojë si duhet.
“Ne kemi marrë të gjitha masat për të gjitha nevojat logjistike, duke filluar që nga fonia, pastrimi, shatërvanet. Do të ofrojmë parkingjet e bashkisë falas për besimtarët nga ora 5-7 e mëngjesit e nëse parkingu tek sheshi është i zënë do hapet parkingu i Bulevardit të Ri. Pra, do ketë vende. Por i bëj thirrje të gjithë besimtarëve që vijnë nga zona e qendrës të mos përdorin makinat, në mënyrë që të lihet vend atyre që vijnë nga periferitë apo rrethet”, tha Veliaj.
Hera e fundit që muslimanët janë falur në shesh ka qënë viti 2009.






































