Biblioteka e qytetit të Mitrovicës në gjendje të keqe

23.01.2018 12:13:10

Asamblisti i PDK-së në Mitrovicë, Donjet Bislimi, i ka dorëzuar kërkesë Kuvendit Komunal dhe Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për përmirësimin e kushteve në bibliotekën e qytetit “Latif Berisha”, e cila nuk plotëson kushtet e duhura për lexim.

Në kërkesën e dorëzuar së bashku me nënshkrimet e studentëve që frekuentojnë këtë bibliotekë, është kërkuar kohëzgjatja e orarit të punës në ditën e shtunë, rritje e kapaciteteve për lexim, bufe për ushqim, WIFI, tualetet në standarde të duhura higjienike dhe kërkesa tjera.

Bislimi, po ashtu, ka bërë të ditur se do të ngrejë zërin për këtë çështje edhe në seancën e Kuvendit Komunal që do të mbahet të enjten.