Biden në garë për president në 2020

18.02.2018 21:31:39
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, mund të garojë për president nga radhët e Demokratëve në zgjedhjet e 2020-ës, shkruan Fox.

Ai këtë mundësi për të garuar e ka bërë të ditur edhe në një takim që ka pasur ditët e fundit me disa nga bashkëpunëtorët e tij, njofton Klan Kosova.

Ai ka deklaruar se po e mban të hapur opsionin e garës për vitin 2020, duke e konsideruar si një mundësi shumë e madhe që të garojë pas dy vjetësh.

Demokratët ka kohë që janë të interesuar që ta kenë kandidatët të tyre, Joe Biden.

Madje, ka prej tyre që thonë se po të ishte Biden në vend të Hillary Clinton, sot nuk do të ishte president i SHBA-ve, Donald Trump.