Biden: Obama më dha para për shërimin e djalit, nuk më la ta shisja shtëpinë (Video)

13.01.2017 18:16:31

Miqësia mes presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, dhe zëvendëspresidentit Joe Biden është mjaft e fortë. Ata drekojnë së bashku çdo javë. Shpeshherë edhe veshin kravatat të ngjashme.

Gjithashtu. familjet e tyre shkojnë bashkë në pushime. Obama gjithashtu ka mbajtur fjalimin mortor në varrimin e djalit të tij, i cili vdiq nga kanceri/

Biden tregoi se sa e thellë është miqësia e tyre. Ai nënvizoi në rrëfimin e tij se si Obama i ofroi para gjatë sëmundjes së djalit të tij, Beau.

Më pas, Biden tregoi se i tha presidentit se duhet ta shesë shtëpinë e tij, sepse i duheshin paratë për shërimin e djalit. Por. ai tha se Obama nuk e përkrahu për këtë.

“Ai u ngrit në këmbë dhe më tha: Nuk do ta shesësh atë shtëpi. Më premto se nuk do ta shesësh shtëpinë. Unë do të t’i jap paratë e nevojshme, çfarë do që të duhet, por më premto se nuk do ta shesësh shtëpinë… Mos e bëj Joe… Më premto se nuk do ta bësh”, ka rrëfyer Joe Biden në një intervistë për CNN.