Bie borë në Siri pas 25 vjetësh (Video)

20.12.2016 17:38:40

Pjesë të Deir ez Zor në veri të Sirisë nuk kanë parë borë në më shumë se një çerek shekulli, ndërsa përgjatë kufirit me Irakun, jazidit e zhvendosur po ballafaqohen me më shumë se 50 cm borë.

Të reshura dëbore dhe kushte të ftohta në veri të provincës siriane Deir ez Zor u janë shtuar vështirësive me të cilat po përballen të zhvendosurit nga luftimet, transmeton portali arbresh.info.

Krahina e thatë, e cila kryesisht është shkretëtirë, nuk kishte parë borë në më shumë se një çerek shekulli gjersa edhe temperaturat kanë rënë dukshëm.

Qindra mijëra njerëz janë vrarë e zhvendosur në Siri nga lufta pesëvjeçare civile, që ka shkatërruar vendin.