Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës, aktualisht po...

Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës, aktualisht po trajtohen 21 pacientë

27.05.2021 10:04:29

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me sëmundje të ndryshme por edhe i atyre të prekur me COVID-19.

Sipas njoftimit në këtë spital aktualisht janë të shtrirë 21 pacientë të infektuar me coronavirus.

Nga ta 12 pacientë janë në oksigjenoterapi, dhe 5 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Në trajtim me CPAP nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 pacientë.