Bien të ardhurat globale të Coca-Cola për 7.0 për qind

26.10.2016 21:48:37

Rritja e ngadaltë e ekonomisë globale dhe konsumatorët të cilët janë duke u larguar nga lëngje me sheqer “gërryese” ka bërë që shitja e pijes joalkoolike prodhues i së cilës është Coca Cola për tremujor kompanisë i është ulur fitimi për 28 për qind

Të hyrat e Coca-Cola-s në mbarë botën tre mujorin e kanë mbyllur me shtatë për qind rënie nga viti në vit, për 10.6 miliardë dollarë, rënie kjo më e madhe e të ardhurave është regjistruar në rajonin e Amerikës Latine, por edhe Evropa, Afrika dhe Lindja e Mesme, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

Rritja e të ardhurave në Amerikën e Veriut ishte e fortë, por edhe në Azi, por kompanitë kryesore të tregut, regjistruan vetëm një rritje të lehtë në të ardhurat, sipas një deklarate të kompanisë.

Në këtë tremujor, fitimi neto i kompanisë arriti në 1.05 miliardë dollarë, që është një rënie e madhe në krahasim me 1.45 miliardë dollarë nga të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Ne vazhdojmë të rezultateve të forta që do regjistrohen në tregjet tona të zhvilluara”,  tha President dhe CEO i Coca-Cola, Muhtar Kent.