BIK-u nuk pati lutje për viktimat e grusht shtetit në Turqi, ja arsyeja

24.07.2016 07:56:19

Bashkësia e Islame e Kosovës (BIK), nuk  organizoi  asnjë ceremoni lutjeje fetare për viktimat në Turqi. Gjatë tentim grusht shtetit atje,  mbi 260 persona u vranë e mijëra të tjerë u plagosën.

Por për drejtuesit e BIK-ut,  kjo është një çështje e brendshme e Turqisë dhe se Kosova nuk ka të bëjë asgjë me këtë çështje.

Ata thanë se nuk kanë nevojë të organizojnë lutje në xhamitë e vendit, vetëm pse ndonjë shtet tjetër ka vepruar në këtë mënyrë.

Një prej këtyre vendeve është Maqedonia. Besimtarët islam në Maqedoni, me organizimin e Bashkësisë Islame të këtij vendi, javën që kaloi, bën lutje në xhami për viktimat në Turqi, të vrarë nga puçistët.

Lutjet e së premtes atje u organizua falja e namazit të xhenazës në mungesë, ndërsa një ditë më parë, është lexuar hatme (lutje), për të vdekurit e 15 korrikut.

Sabri Bajgora,  kryeimam në   Bashkësinë Islame të Kosovës,  tha për lajmi.net se  organizime të tilla nuk ka pasur e as nuk do të ketë në Kosovë.

“Nuk ka pasur asnjë organizim të ndonjë ceremonie fetare për këtë çështje”, thotë Bajgora.