Bild: Ky trajner duhet ta zëvendësoj Ancelottin

28.09.2017 14:39:44

Matthias Brügelmann, kolumnisti i gazetës gjermane, Bild, është kundër Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti nuk i ka punët mirë pas humbjes së Bayern Munichut nga PSG, me rezultat 3:0, në Ligën e Kampionëve.

Kolumnisti i gazetës gjermane, Bild, Matthias Brügelmann mendon se Bayern Munich duhet ta zëvendësoj Ancelottin me Jurgen Kloppin, trajnerin aktual të Liverpoolit.

“Klopp do të jetë pasardhësi ideal për Ancelottin,” thuhet në kolumnen e shkruar nga Brügelmann.

“Si pasardhësi i Ancelottit në vitin 2018 apo 2019, Bayern ka nevojë për një personalitet që mund të trajtojë yjet dhe talentet e reja, me pasion të madh lojë dhe ide”, ka shkruar Brügelmann.

Kurse, Bild humbjen e Bayernit nga PSG e ka titullar:  “Nata e Zezë e Karlo”.