Binak Maxharraj: Protesta nga këndi im/ Dhe mrekullia ndodhi!

01.10.2018 18:59:31

/ Kasapi i coptimit të Kosovës Hashim Thaçi ne protesta ishte njeriu me i urryer i kombit,u sha dhe u etiketu deri ne tradhëtar,ai në këtë protestë u vorros për se gjalli.Jeta e tij politike  ka marr fund.Më ditën e sodit ai nuk ka fytyrë as faq te doket ne opinion sepse me sodin mandatin ia mori populli/

 Dhe, ndodhi mrekullia.Në Prishtinë në organizimin brilant te LVV u tubuan me qendra e mijera qytetarë për të protestuar kundër rrezikut që po i kanoset Kosovës nga coptimi. Në Prishtinë zbritën me mijera e mijera qytetar nga te gjitha anët e Kosovës,nga Lugina e Preshevës,nga Maqedonia nga Diaspora,etj.për të ndalë njeriun më te urryer të kombit i cili ka marr yrysh për ta ba copë e grima Kosovën. Në Prishtinë ishte mbledhë populli për ti thanë jo “kasapit të coptimit të Kosovës”.Ata erdhën shumë,bile shumë si një lumë i madh qe si shihet fundi.Në ball të protestës qendronte figura me e fuqishme ne Kosovë Kryetari i LVV Albin Kurti.Aty ishin edhe figura te tjara te rendesishme ne jetën politike te Kosovës si Vjosa Osmani,Haxhi Avdyli,Korab Sejdiu,etj.

Në ditën e protestës në Prishtinë dhe në krejtë Kosovën nuk e kishte në duar pushtetin kasta me e korruptuar e pushtetarëve.Atyre  ua kishte rremby pushtetin vetë populli dhe protestonte pikerishtë kundër tyre për hajnin e tyre,për keqëqeverisjën e keqe,për korrupcionin e tyre,për skandalet e tyre të paturpshme.Protestuan fuqishëm për tentimin e ndarjës dhe coptimit te Kosovës,e sidomos në qender te kritikës  dhe urrejtjes ishte Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si strumbullar i te gjitha te këqijave që po i ndodhin Kosovës qe nga pasçlirimi e kendej.

Kasta e korruptuar e pushtetit kishte hyrë ne birën e minit.

Atë ditë te protestës nga friga e protestuesve Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i kishte mbledhë Rosat dhe Patat e veta dhe kishte ikur ne Veri në Liqenin e Ujmarit, pra ne ate teritor qe tani për tani nuk ështi i tij,ne teritorin e askujt,ne teritorin ku nuk sundon ligji por ligjin e bënë mafia,ne territorin ku nuk degjon te flitet asnje fjalë shqip,në teritorin te ngjajshem me Krraleven,Kragujavcin apo Nishin.Atje ai shkojë bash kur po mbaheshin protestat gjithëpopullore kundër tij,për te relativizu sado pak jehonen dhe madheshtinë e kesaj proteste e cila ishte organizu pikërishtë kundër tij.Pse,ai Patat dhe Rosat e tij nuk i qojë ne Ujmar për ta ndal Vuçiqin i cili erdh bash aty që të tregoi se ku do jetë kufiri,erdhi aty dhe e sulmoj dhe poshteroi Kosovën popullin e sajë Shqiptarët,por e lartesoi dhe madheroi Shefin e tij Sllobodan Millosheviq,per te cilin tha se nuk beri krejt ate çfarë ka planifiku te bente gjatë Luftes në Kosovë.Mjerë populli qe i ra hise qe Kosova te udhëhiqët nga një njeri si ky.

Jo vetem Thaçi,por sot në Prishtinë ishin  hupë ishin ba pikë e pesë,kishin hyrë në birën e minit edhe PDK dhe AAK si bashkëpjesemarrës të Presidentit ne shkaterrimin e shtetit deri ne ndarje dhe coptimin e tij.Edhe atyre sot ua ketheu shpinën populli,sepse u rreshtuan kundër te se këqes qe po i kanoset Kosovës

 Më së shumti humbi LDK-ja. Sot ajo nuk është ajo siç ka qenë dje.Është vetem një leckë e papërdorëshme.

Pra më së shumti  humbi LDK-së e cila u tregu e paftyrë ndaj anëtarësisë dhe elektoratit te vetë.Jo vetem kësaj radhe por LDK shumë here e tradhetoi anëtarësin e vet për çeshtjet madhore te Partisë duke ju rras ne b..th PDK nevojë e pa nevojë.Nga sot LDK me insistimin e Kryesisë së saj te kapur e te korruptuar u rreshtu gabimisht, u rreshtu ne krahun e atyre qe janë për coptimin e Kosovës, me moton se na jemi Parti institucionale,qe me forcat e veta kurr nuk arrijti te kapë pushtetin,por e lepien ate copë pushte qe ua dha PDK-ja.Institucionalizmin nuk ta falë askush,nuk ta japin partit rivale,por institucionalizmin ta jep vota e popullit,te cilën votë edhe e humbët më ditën e sodit.Nga sot LDK nuk është ajo së çka ishte dje,sot është ajo vetem një leckë te cilën së shpejti edhe anëtaresia dhe elektorati i vetë do ta gjuaj ne fundrinë,do ti gjuaj thellë ne fundrin njerëzit e saj ta kapur,te korruptuar.

Vjosa Osmani nuk ishte argat i Albin Kurtit,ajo doli ne protestë për ti mbrojtë kufinjët e atedheut.

LDK  i doli zot,ia zbardhi fytyrën e”zezë te sajë”vetem Vjosa Osmani si figura më e fuqishme ne LDK,por edhe Haxhi Avdyli,deputeti,mjeku dhe luftetari i UÇK-se,por aty u pa edhe deputeti karizmatik Korab Sejdiu me te cilin krenohet edhe populli qe e zgjodhë për deputet.Por,nuk duhet përjashtuar mundesia se ne prptesta kanë marrë pjesë edhe anëtarë te LDK,te clët ia donë te mirën Kosovës.

Por sot,humbën edhe rebelët e organizuar ne Partin e dikurshme te Kaqusha Jasharit PSD.Ata u banë bishta te PDK dhe menduan se LVV pa ta nuk mund te ecë përpara.Por,sot e panë së janë mashtruar,se ata s’janë asgje tjetër veç jashtëqitja e LVV .Ata e pan sot së LVV tani është shumë me e fuqishme se sa që ishte dje kur ata mistreca i kishte brenda.

 U pa së Partia e cila kullët ne Kosovë është pikërishtë LVV.

Që shumë vitet duke e pa së si po vetëqeverisët Kosova nga  një kastë e korruptuar të Komandantëve ë Luftës te cilët edhe e morën pushtetin me zor,të cilët e vodhën dhe e ropën Kosovën pamshirëshëm qe 20 vjetë,te cilët luftuan për pushtet dhe jo për shtet të cilin e shkatërronin dhe e përdhoseshin për çdo ditë,doli në sipërfaqe një parti e vogël e quajtur “Vetëvendosje” të cilën ne fillim askush nuk ia vente veshin,askush nuk e bani hesapë.Në ball e kishte një  student më flok te gjata te cilin atë me shumë e përqeshëshin,shanin dhe aspak ta lavderoni.Por,Vetëvendosje,ashtu siç rritët femija ne djep,u rritë dhe kur u burrnue filloj ti kuptoi disa gjëra që nuk po shkojnë mirë në Kosovën e çlirueme dhe së liria nuk ishte ajo me shumë ngjyra te bukura qe ja zbukurojnë jetën çdo qytetari,por kuptoi së liria kishte ardhë vetem për disa njerëz,komandanta të rrejshëm te cilët iu versulën shtetit si qakejt viktimës duke e vjedhë,duke e shitë pasurin si një leckë e prume nga Turqia,duke e pa se si po shkaterrohet pasuria e sajë e grumbullueme me dekada,duke e pa si si shendetesia po shkterrohet krejtesishtë,duke e pa se arësimi kishte renë ne atë nivel qe ai qe i kryente fakultetin nuk dinte gadi as emrin e vet ta shkruaj shqip siç duhet.Dhe se fundit duke e pa se pas te gjitha këtyre maskaralleqeve te bame nga kjo kastë e korruptuem po rrezikohet edhe teritori i Kosovës nga coptimi,kembimi apo ndarja.Duke i pa të gjitha këto LVV sikur u rritë para kohe,u burrnu dhe vendosi pa ndihmën e askujtë që te protëstoi kundër të gjitha atyre gjerave qe po e shkaterronin shtetin e Kosovës,vazhdimisht i kundërshtontë te këqijat,ne fillim përmes mediave,por kur e panë se nuk kanë te ndalur te keqijat qe po ja bajnë këtij popullit vendosi te versulet më protesta.

 Për shumë vite LVV bëri prtotesta  duke i kundërshtu kapsit e shtetit duke e kundërshtu keqëqeverisjen e keqe,hajnin dhe korrupcionin,tu ju tregu së jeni në rrugë drejtë shkatërrimit të shtetit,duke e shkaterru lirin aq shumë të pritur.Për te gjitha këto LVV u hodhë ne protesta për shumë vite qe nga Pavarësia e deri me sot.Në këto protesta ajo humbi edhe dy anetarë te vetë te devotshem të cilët u vran nga KVOR-i Rumun qe kurr nuk dhanë përgjegjesi.LVV u rritë ne protesta,u keqtrajtu ne protesta u burgos ne protesta,ishin te tmershme pamjet e policisë tonë se si i ndiqnin protestuesit si ne kohën e Millosheviqit,ishin pamje tmeruese kur Policia e jone e kapte Albin Kurtin e rrexonte për tokë dhe ja vente çizmën ne qafë që te mos levizë.Në këto protesat ishin plagëse dhe vazhdimishte arrestohëshin,burgoseshin dhe keqtrajtohëshin militantet e LVV.

Në protestën  te cilën e Organizoi LVV pa ndihmën e askujtë,sepse LDK dhe bishtat e PDK,PSD i dhanë jo protestave te sodit,sepse menduan se LVV pas nadrjes është dobësu aq shumë sa qe nuk do ti mblidhëte as një grusht protestuesish.Por sot ato të gjithë u deshpruan nga rritja,forca dhe fuqia e LVV te cilet mbeten me gojë të hapur,te cilët jo që nuk i dualën ne ndihmë,por edhe luteshin ne mosskusesin e sajë. Ne Prishtinë ndodhi mrekullia, erdhën për te protestu me mijere e mijera protestues qe ishin në krahë të kësaj Partije.Pra,sot,pikërisht sot LVV u tregoi te gjithëve së kush është,u tregoj te gjithëve se nga dita e sotit ajo kullet ne Kosovë se është Partia me e madhe,se është tmerri dhe ferri për PDK,LDK dhe AAK,u tregoj te gjithëve madheshtin dhe bukurin e saj te bame nga djem e vajza të Kosovës të cileve nuk u trembet syri aspak nga kapseti e shtetit nga komandantet dhe pushtetarët e korrupuar,u tregoi te gjithëve së me ditën e sotit atyre po ju vjenë fundi.Më ditën e sodit LVV e tregoi vehten si kushë është,e tregoi vehtën se është dhe do te jetë Partia më e madhe ne Kosovë ,së do të jetë lidere ne Kosovës,se do te qeverisë me Kosovën,se gjatë qeverisjes se saj do ta qesë ne rrugë te mbarë Kosovën,se nuk do te lejoj qe asnjë centimeter tokë Kosove te mos i kaloj Serbisë.

Por,me protestën  LVV u tregoi dhe u qojë mesazh të gjithë botës,pra  ndërkombëtarëve së kush është LVV,se ajo dinë te protestoi dinjitëteshëm më pjekuri,u tregoi ndërkombëtarëve se populli i sajë eshtë me LVV.I tregoi botes se dinë te qeverisë me vendin dinjitetshem.

Pra,me sodin nisa epoka,erdhri koha e LVV që ta drjtonë këtë vend te rraskapitur nga kapesit e shtetit dhe grupeve te ndryshme mafioze.

Pra,tash e tutje është koha e LVV.