Bjellorusia bllokon mediat që raportojnë për demonstratat anti-Lukashenko

22.08.2020 15:25:02

Autoritetet bjelloruse kanë bllokuar një numër portalesh që po raportojnë rreth demonstratave, të cilat po zgjatin tash e dy javë kundër presidentit, Aleksandër Lukashenko.

Shoqata e Gazetarëve të Bjellorusisë njoftoi sot se janë bllokuar më shumë se njëzet ueb-faqe, përfshirë disa portale të huaja, raporton reuters.

Shtëpia botuese në pronësi të shtetit, gjithashtu ndaloi shtypjen e gazetave të pavarura “Narodna Volja” dhe “Komsomolskaja Pravda”, duke përmendur një mosfunksionim.

Demonstratat në këtë shtet baltik shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale për shkak të pakënaqësisë me rezultatet e zgjedhjeve, sipas të cilave, presidenti aktual fitoi mandatin e gjashtë me 80 për qind të votave.

Protestuesit i bëjnë thirrje presidentit të japë dorëheqje gjersa kundër kandidatja e Lukashenkos, Svetlana Tikhanouskaya, gjendet në shtetin e Lituanisë.

Lukashenko fajëson Perëndimin për protestat, duke thënë se ata mbështesin trazirat përmes financimit të tyre.