Shqipëri/ ‘U njohën në hotel…’/ Zbulohen detaje të reja mbi vdekjen e 17-vjeçares, çfarë thotë familja

22.08.2020 15:56:38

Me frazën “është abuzuar shumë”, familjarët e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u gjet e mbytur në Velipojë, duket se hedhin poshtë të gjitha variantet e publikuara prej dy ditësh në media e portale të ndryshme.

Më tej, një i afërm i adoleshentes, pa dhënë detaje të tjera, duke na kërkuar të respektojmë dhimbjen e familjes, na thotë se asgjë nuk është e vërtetë. E duket se për familjen e Enisa Dodës, e vetmja e vërtetë, fatkeqësisht më e dhimbshme se gjithçka tjetër, është fakti se vajza e tyre nuk jeton më. Kur i pyesim në lidhje me ngjarjen, na thonë që kanë qenë me pushime në Velipojë.

Vajza ka hyrë në det me një skaf sipas tyre dhe ka rënë në ujë e është mbytur. Ndërsa kur i pyesim në lidhje me djalin e arrestuar, na thonë se janë njohur aty në hotel. Me aq sa na lanë të kuptojmë, duke qenë se fjalët e tyre ishin të pakta, të afërmit e Enisës dëshmojnë se njohja me Indrit Bajraktarin ka qenë diçka rastësore.

Madje, gjatë vizitës në shtëpinë e tyre, na kërkojnë me mirësjellje që të mos bëjmë më pyetje të tjera rreth asaj që ka ndodhur, pasi në rast se do të kishin ndonjë pretendim, do kishin folur vetë. Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 17-vjeçarja Enisa Doda, babai i saj, përmes fjalëve prekëse ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social “Facebook”, duke gjetur forcën për të shkruar diçka.

Lezan Deda shkruan: “U prehsh në paqe zemra e babit. Zoti të mori shpejt fizikisht, por jo shpirtërisht. Qofsh e xhenetit”

'U njohën në hotel...'/ Zbulohen detaje të reja mbi  'U njohën në hotel...'/ Zbulohen detaje të reja mbi 'U njohën në hotel...'/ Zbulohen detaje të reja mbi

ë >