Blakaj nga Instituti “Labyrinth”: Për një vit në Kosovë konsumohen 200 kg kokainë

17.05.2021 22:30:16

Safet Blakaj nga Instituti ‘Labyrinth’ ka thënë se viteve të fundit ka një rritje të madhe të përdorimit të drogës në Kosovë.

“Në katër vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të përdorimit të drogës, veçanërisht në dy vitet e fundit ka një rritje shumë të shpejt të përdorimit të kokainës. Kanabisi është droga më e përdorur e më pas vjen kokaina”, tha ai në “Debat Plus”.

Blakaj thotë se para katër viteve heroina ka qenë droga më e përdorur në Kosovë mirëpo ai thotë se tashmë kokaina është duke u rritur ndjeshëm.

Ai thotë se pavarësisht se droga që është kapur sot në Kosovë nuk mund të jetë për përdorim të brendshëm, sasi e madhe konsumohet edhe në Kosovë.

“Afër 200 kilogram kokainë brenda një viti konsumohet në Kosovë. Flas për dy vitet e fundit”, tha ndër të tjera Safet Blakaj.