Bllokimi i Telekomit, ministri Kuçi thotë se do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme

15.07.2020 15:46:09

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është deklaruar sot rreth situatës së krijuar në Telekomin e Kosovës.

Kuçi ka deklaruar se gjatë ditës së sotme në lidhje me bllokimit të llogarive bankare të Telekomit të Kosovës po punohet dhe do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.

Postimi i plotë:

Rreth situatës së krijuar me Telekomin e Kosovës

Gjatë ditës së sotme keni mundur të lexoni në medie rreth bllokimit të llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

Ky bllokim natyrisht që na ka shqetësuar dhe i gjithë kabineti im po merret intensivisht me institucionet relevante për të gjetur zgjidhje.

Filli i kësaj situate që po ndodhë sot është në vitin 2016, kur operatori ekonomik “Dardafon.net

” ka fituar në Tribunalit Ndërkombëtarë të Arbitrazhit, aty ku i është njohur e drejta për përmbarim të borxhit.Tashmë kemi një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës që urdhëron përmbarim, mirëpo jam i bindur që do të arrijmë më të mirën e mundshme. Ne kemi azhornuar takimet dhe besojmë në zgjidhje.

Ftoj punëtorët e Telekomit dhe akterët tjerë të jenë racionalë në deklarata dhe veprime.

Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit