Bogoevski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së që nuk i përkasin burgut, i përkasin kopshtit zoologjik (Foto)

09.08.2017 13:10:34

Deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski, në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar pas incidentit që ndodhi pak më parë në Kuvend mes deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe kryetarit Talat Xhaferi.

Ai shkruan se disa nga deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët nuk i përkasin burgut, i përkasin kopshtit zoologjik.

“Antonio ngriti dorën dhe kërkoi procedurale pasi kryetari i dha replikë Vlladinka Avrivoviq. Talat me dorë i tregoi se do t’i vijë radha për replikë. Të gjithë u çuan si qen të tërbuar, ndërsa Antonio okupoi foltoren. Kryetari thirri sigurimin, dhe më pas të gjithë filluan të tërhiqen”, shkruan Bogoevski.

Ai në fund thotë se ata janë të vendosur dhe se Zvrlevski duhet të shkarkohet./Telegrafi/