Vetura shtyp një vogëlush, gruaja që ishte afër tij nuk reagon dhe vetëm shikon sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe (Video, +18)

09.08.2017 13:25:23

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë kanë nxitur irritim dhe nervoz tek mijëra qytetarë të Kinës, të cilët kritikuan veprimin e një gruaje.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur një veturë shtyp një fëmijë që po luante në rrugë dhe kalon sipër tij, derisa një grua që ishte afër tij duke mbajtur foshnjën e saj në duar, nuk ndërmerr asgjë për ta shpëtuar dhe vetëm shikon sikur të mos kishe ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.

Derisa shoferi i veturës që po lëvizte përpara nuk arriti ta sheh fëmijën duke luajtur dhe kështu e shtyp me veturë dhe kaloi sipër tij, gruaja që ishte vetëm pak metra larg tij nuk reagoi fare edhe përkundër faktit që të njëjtin fat ka mundur ta ketë djali i saj të cilin e mbante në duar.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në një rrugë në qytetin Fujian në provincën Jinjiang në Kinë, ndërsa identiteti i gruas së pashpirt nuk është bërë i ditur.

Por, pasi që nëna e vogëlushit e sheh të birin e saj të shtrirë në tokë, reagon ashpër duke i treguar shoferit se nën veturë gjendet një fëmijë.

Fatmirësisht vogëlushi ka shpëtuar me disa lëndime të lehta trupore, pasi që rrota nuk kishte arritur t’ia shtyp kokën, ndërsa gruaja që nuk reagoi është kritikuar ashpër nga mijëra kinezë të cilët besojnë se po të intervenonte ajo do të parandalonte këtë ngjarje të tmerrshme.