Bomba e fshehur në karrocë fëmijësh rrëzoi aeroplanin rus

13.09.2016 11:58:47

Ekspertë nga komisioni teknik ndërkombëtar më në fund kanë bërë publike shkaqet e rënies së aeroplanit rus vitin e kaluar në Egjipt.

Siç shkruan Sputnjik, në aeroplanin rus në të cilin kanë vdekur 224 udhëtarë dhe anëtarët e ekuipazhit ishte vendosur një bombë.

Ekspertët kanë konstatuar se terroristët, mjetin shpërthyes e kishin vendosur në dhomën e ngarkesave që gjendet në bisht të aeroplanit.

Bomba ishte fshehur mes mobileve të thurura që tradicionalisht sillen nga Sharm El Sheikh dhe një karroce fëmijësh.

Tragjedia ka ndodhur më 31 tetor të vitit të kaluar. Aeroplani A321 fluturonte nga Sharm El Sheikh për Shën Petersburg.