Bombardohet pallati i Sadam Huseinit në veri të Irakut

03.08.2016 10:11:00

Pallati i ndërtuar nga Sadam Huseini i cili ishte duke u përdorur si një qendër trajnimi për grupin militant të Shtetit Islamik është bombarduar nga Britania e Madhe dhe forcat e koalicionit.

Ministria e Mbrojtjes tha se kompleksi i ish-diktatorit në Mosul, në veri të Irakut, ishte si qendra më e madhe e trajnimit për rekrutët e huaj.  Mosul, qyteti i dytë i Irakut, ka qenë nën kontrollin e ISIS-it që nga qershori i vitit 2014.